Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Autori është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është ende e paqartë dhe hetimet janë duke vijuar për të zbardhur rrethanat e saj

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në qytetin e Shkodrës.

Në një njoftim zyrtar, blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë që ishte marrë me qira nga turistët amerikanë., ndërsa arma e krimit është një thikë.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa partneri i saj është shoqëruar në komisariat. Ai ndodhet në gjendje të dehur dhe është dëmtuar lehtë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.