Aleati i Vladimir Putin dhe njëherazi ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka komentuar marrëveshjen e mineraleve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, Ukraina po ‘zhduket’ dhe vlerësimet e presidentit amerikan, Donald Trump po bien.

“Trump më në fund e ka detyruar regjimin e Kievit të paguajë për ndihmën amerikane me minerale. Tani furnizimet ushtarake do të duhet të paguhen me pasurinë kombëtare të një vendi në zhdukje”, tha ai.

Më tej ai shtoi “Senati i SHBA-së, i udhëhequr nga republikanët, po përgatitet të vendosë një raund tjetër ‘sanksionesh shkatërruese’ kundër nesh. Le të shohim se si do të përgjigjet administrata e re. Vlerësimet e Trump kanë rënë dhe ‘shteti i thellë’ po bën rezistencë të ashpër.“