Mbyllet etapa e parë e Xhiros së Italisë, e cila nisi nga Durrësi në Tiranë. Çiklisti Mads Pedersen arriti i pari në vijën e finishit në kryeqytet.
Çiklisti danez ruajti në fund avantazhin ndaj belgut Wout van Aert.
Edicioni i 108 i Xhiros së Italisë ngriti siparin nga Durrësi për etapën e parë të turit prestigjoz dhe nga më të vjetrit në historinë e çiklizmit që e kthen Shqipërinë sërish në një skenë të madhe të sportit.
Në total janë 22 skuadra dhe 194 çiklistë, që kaluan vijën e nisjes në qytetin bregdetar dhe pasi përshkuan 164 kilometra mbërritën në zonën e finishit në Tiranë.
Etapa e dytë e Xhirosë së Italisë do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.
Ajo do të jetë gara e parë e kronometrit në këtë edicion të këtij turi, që do të projektojë ndoshta edhe favoritët.
Etapa a dytë është më e shkurtër, vetëm 13.7 kilometra.
Çiklistët do të përshkojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit shqiptar deri në vijën e finishit…
Etapa e tretë dhe e fundit në tokën shqiptare e “Xhiro e Italisë” do të jetë më e vështira dhe më panoramikja.
Ajo do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë sërish në qytetin bregdetar pas 160 kilometrash.