Rama: Për Shqipërinë më moderne, me arsimin më të zhvillimin digjital, për Shqipërinë me një industri të lindur ushtarake dhe një industri të zhvilluar agrosushqimore. Për një Shqipëri me një nivel më të lartë sigurie dhe rrugë kombëtare, qytetet të mëdha e shkolla të siguruara me sistem kamerash inteligjente. Për Shqipërinë me një qendër rajonale ekselencë, në kompleksin e QSUT-së dhe me një spital inteligjent në qytetin e Durrësit. Për Shqipërinë edhe më më moderne online, me parke të zhvilluara dixhitale. Për Shqipërinë me Korridorin Blu dhe me Korridorin e VIII, në operim, me portin e madh të Durrësit në operim, me aeroporte në operim… Do të ndalem pathënë të gjithë listën e pafundme të të gjitha punëve që nuk janë program elektoral, por janë plane të qeverisjes të çdo sektori.
Dua ta mbyll këtë pjesë me punën e të gjitha punëve. Për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në vitin 2027. Është misioni ynë, është fati europian që ka ardhur në dorën tonë dhe dora jonë është në fletën e votimit, për ta mbajtur fati në dorë dhe për vendosin vetë për fatin tonë. Vota për një Shqipëri krenare, për një Shqipëri të re, që ngrihet në lartësi, për një Shqipëri drejt finishit, të një rrugëtimi të gjatë, sa vetë ekzistenca e lashtësisë së shqiptarëve enë mes të Europës. Tirana e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por u bë lokomotiva trenit drejt BE.

