Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth 60 të rinj të bëhen menaxherë të financave të tyre, madje edhe duke investuar online.
Të rinjtë përmes aplikacionit, patën mundësi të kursejnë, të investojnë në portofolin e tyre digjital dhe të mësojnë nga video dhe pyetësorë ndërveprues si edhe të shpërblehen për notat e mira.
Afro 90% të rasteve nxënësit zgjodhën të investojnë në llogari kursimi kundrejt mundësive qe u ofron aplikacioni me investime si aksione apple dhe bitcoin. Të rinjtë ndonëse patën mundësi të tërhiqnin fitimet e tyre në gjysmën e programit, ata zgjodhën të vazhdojnë. Një tregues i qartë i vlerës që kjo përvojë pati për zhvillimin e tyre personal.
Ministria për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti, i cili në thelb është një tjetër nisme që synon fuqizimin e të rinjëve dhe pajisjen e tyre me aftësi që do tu shërbejnë gjatë gjithë jetës. Projekte innovative që kanë në focus edukimin financiar të të rinjëve janë të një rëndësie specifike për qeverinë shqiptare. “Në një Shqipëri që po ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit të shërbimeve publike, është thelbësore që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë të përdorin sisteme të reja financiare, të cilat do të reduktojnë përdorimin e parasë cash dhe do të inkurajojnë përdorimin e aplikacioneve për transaksione”, u shpreh Muzhaqi.
Kjo nismë tregoi se risitë përmes digjitalizimit në edukimin financiar sjellin rezultate konkrete kur ndërthuren me përvojën, vendimmarrjen dhe shpërblimin real. Modeli i suksesshëm i pilotuar nga Fibank, që lidh arritjet shkollore të nxënësve me një platformë bankare interaktive, ofron një qasje inovatore dhe praktike për edukimin financiar në Shqipëri. Ky model krijon bazën për një sistem të integruar ku nxënësit jo vetëm mësojnë teorikisht, por edhe praktikojnë menaxhimin e parave përmes monedhave virtuale të konvertueshme.
Edukimi financiar është thelbësor për t’i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me financat që në moshë të hershme. Duke mësuar për kursimet, menaxhimin e parasë dhe shpenzimet, ata bëhen më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për vendimet financiare që ndikojnë të ardhmen e tyre. Kjo i ndihmon të shmangin vështirësitë ekonomike dhe të zhvillojnë strategji të qëndrueshme financiare.