Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë.
Gjatë bisedës me ata Lapaj ka treguar pikat kryesore të programit të tij elektoral. Ai theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” gjatë mandatit të saj do të ulë taksat për biznesin e vogël dhe do të sjellë shumë risi në shëndetësi. Lapaj i bëri thirrje të rinjve që t’i japin një mundësi për të ndryshuar Shqipërinë.
“Ne bizneset fiskale ne do të ulim taksat e biznesit të vogël.Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellur edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë. Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taskë force nga kryeministri i cili për 24 muaj do të bëj një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëj konvertimin në zonat bregdetare.Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike.” tha ai
