Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Milkani la pas një trashëgimi të çmuar për kineastët e rinj.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Piro Milkani.
Profesori, regjisori dhe artisti i shquar i dha kaq shumë artit dhe kulturës shqiptare, dhe la pas një trashëgimi të çmuar që do t’u prijë edukimin kineastëve të rinj. Puna dhe pasioni i tij për filmin janë një pasuri kombëtare e patjetërsueshme.