Aktiviteti i biznesit në Eurozonë shënoi një rritje minimale në prill, ndërsa kërkesa u dobësua dhe sektori dominues i shërbimeve ngeci këtë periudhë. Sipas indeksit global të menaxherëve te blerjeve, përpiluar nga Standard and Poor’s ky tregues ra në 50.4% nga 50.9% që ishte në mars.
Prodhimi u rrit me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy vjet përgjatë prillit, mbështetur nga përmirësimi I zinxhirëve të furnizimit dhe rimëkëmbja e aktivitetit industrial. E kunderta ndodhi me shërbimet, një sektor me peshë të konsiderueshme veccanërisht në punësim që janë pranë stanjacionit.

Indeksi për industrinë e shërbimeve ra në 50.1% nga 51% që ishtë një muaj më parë, duke shënuar kështu nivelin më të dobët që nga fundi i vitit 2024 duke sinjalizuar se kërkesa në turizëm, akomodim dhe shërbime po vjen duke u dobësuar.
Por, pas shifrave kryesore të dhënat bazë paraqesin një pamje më të zymtë, pasi porositë e reja të biznesit ranë për të njëmbëdhjetin muaj radhazi. Punësimi u rrit ndërkohë në të gjithë bllokun megjithatë kompanitë po hezitojnë të zgjerojnë ndjeshëm fuqinë punëtore nisur nga pasiguritë e vazhdueshme ekonomike.
Edhe pritshmëritë e bizneseve për të ardhmen mbeten pesimiste pasi ranë në nivelin e tyre më të ulët thuajse në dy vjet e gjysmë. Por, teksa presionet inflacioniste janë lehtësuar në eurozonë, kjo ka rritur optimizmin për një lehtësim të normave të interesit nga Banka Europiane në qershor. Kjo do të krijonte më shumë frymëmarrje për ekonominë, duke ulur kështu kostot e humarrjes për bizneset dhe qytetarët.