Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në 7 qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton zyrtarisht fillimin e këtij procesi, dhe fton tifozët që të aplikojnë në platformën “ebileta.al”.
Federata njofton se blerja e biletave do të bëhet ashtu si për ndeshjet e kaluara, ndërsa afati I aplikimit është deri në 30 maj. Ndryshimi për këtë ndeshje është se në përfundim të aplikimeve, do të zhvillohet përzgjedhje automatike përmes shortit elektronik, për të cilën Federata thotë se do të jetë e rastësishme.
Gjithashtu, të interesuarit për të ndjekur ndeshjen në “Arenën Kombëtare” njoftohen se do ata që do të përzgjidhen pas shortit elektronik do të marrin një link unik për të kryer pagesën onlajn nga 30 maji deri në 2 qershor. Interesimi pritet të jetë I jashtëzakonshëm, e padyshim kërkesat do të jenë shumë herë më të larta sesa kapaciteti I stadiumit prej rreth 22 000 vendesh.
Duhet theksuar se 20 për qind e kapacitetit të impiantit nuk do të mbushet me tifozë që do të blejnë bileta, por ndoshta me nxënës apo me komunitete që do të zgjidhen për të dhënë mesazhe pozitive. Kjo, pasi UEFA ndëshkoi Shqipërinë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndaj Andorrës. Shqipëria pret Serbinë në 7 qershor në Tiranë, në sfidën e radhës të eliminatoreve të Kupës së Botës.