Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se vijon verifikimi i fletëve të votimit nga diaspora, teksa po kryhet numërimi për kandidatët.
Në një konferencë për mediat, Celibashi u shpreh se kanë votuar nga jashtë, 201,795 persona. Ndërkaq, fletë votimi të pavlefshme, janë 1971. Ndërkaq, në KQZ ka mbërritur dokumentacioni për 202,063 fletë votimit, teksa 353 fletë nuk mbërritën me DHL.
“199,824 janë vfletë të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201,795 votues nga jashtë. Po ta konstatoni, nga numri total i zarfave postarë të mbërritur në KQZ, ka kuptim logjik dhe nga kjo e tërë, ka rezultuar një numër pak më i vogël fletësh votimi, të shpërndarë sipas subjekteve”, theksoi ai./abcnews