TIRANË – Kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka vijuar takimet intensive me qytetarët, duke theksuar mesazhin e tij të qartë për ndryshim dhe përfaqësim të denjë në Kuvend. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Seferi është shprehur se çdo shtëpi që e ka mirëpritur, çdo qytetar që ka hapur derën, është një amanet që e motivon më shumë për të çuar përpara projektin e tij politik.
“Çdo shtëpi që më ka mirëpritur është një amanet për të vazhduar të kërkojmë dhe besojmë te ndryshimi që ka nevojë Shqipëria më 11 Maj. Ne besojmë te ndryshimi, ne e marrim forcën te mbështetja e çdo qytetari që ka hapur derën për projektin tonë,” ka deklaruar Seferi.

I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin, sidomos në Njësinë 8 në Tiranë, Seferi ka theksuar se synon të përfaqësojë zërin e qytetarëve të zakonshëm, duke i dhënë politikës shqiptare një frymë të re, të bazuar në vlera, punë dhe angazhim real.
https://www.facebook.com/share/v/16DFF3Nuv2/?