Kandidati për deputet i Tiranës nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka publikuar një mesazh të fuqishëm gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore. Në postimin e tij, Seferi thekson se kjo fushatë është vetëm fillimi i një udhëtimi për ndryshim, i cili kulmon më 11 Maj — dita e zgjedhjeve.

“Le të jetë 8 Maji një shtrëngim duarsh me të gjithë ju që na keni dhënë kaq shumë shpresë se bashkë ia arrijmë”, shkruan Seferi, duke apeluar për unitet dhe mbështetje të gjerë qytetare.

Ai u bën thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë Koalicionin Euroatlantik, duke theksuar se kjo është rruga për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë.

Koalicioni Euroatlantik mban si simbol aleancën me vlerat perëndimore dhe synon forcimin e institucioneve demokratike në vend.