Rreth 192 mijë është numri i votave që kanë mbërritur nga diaspora. Avioni i fundit solli vetëm 90 vota. Afati i fundit i pranimit të zarfeve ishte ora 19:00 dhe pas këtij orari asnjë zarf nuk do të pranohet.
Shkon në rreth 192 mijë numri i votave që kanë mbërritur nga diaspora. Gazetarja Esiona Konomi raporton se avioni i fundit solli vetëm 90 vota. 78% pjesëmarrja.
Afati i fundit i pranimit të zarfeve ishte ora 19:00 dhe pas këtij orari asnjë zarf nuk do të pranohet.
Italia mban numrin më të lartë të votave të kthyera me 72 290, ndjekur nga Greqia me rreth 52 942. Greqia duket se ka raportuar problemet që u hasën ditëve të fundit, pasi kishte një shifër shumë më të ulët. Në total në Greqi janë shpërndarë 68,380 zarfe zgjedhore.
Nga Gjermania kanë ardhur 20,176 vota, ndërsa nga SHBA kanë mbërritur 16,401 vota. Shifër të konsiderueshme shënon edhe Mbretëria e Bashkuar me 11,639 vota të mbërritura.Ndërkohë, sa i përket qarqeve, numri më i lartë i votave të mbërritura janë të Tiranës me 41,188 vota, ndjekur nga Fieri me 25,083, Durrësi me 19,462 vota, Elbasani me 18,834 etj.