Në Vlorë, 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është shënuar ndryshe këtë vit.
Pavarësisht se tradicionalisht kjo ditë shoqërohet me aktivitete që promovojnë të drejtat e punëtorëve, këtë vit shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë Ditën e Punëtorëve në plazh.
Pushues të shumtë nga Durrësi dhe qytetet e tjera kanë mbushur bregdetin për të shijuar këtë ditë pushimi. Plazhi nis herët, kurse dita ndërkombëtare e punëtorëve është gjithnjë e më shumë vetëm një ditë pushimi e festimi, jo për fitoret sociale, por për kënaqësitë e vogla që ofron një ditë plot diell pranë Adriatikut.
