Dramat në familjen mbetërore britanike kanë qenë të shumta vitet e fundit, por Princi Harry duket se dëshiron t’i japë fund.
Duka i Sussec tha në një intervistë për BBC se do të pajtohet me familjen e tij, pas përplasjeve të shumta dhe akuzave që ka bërë ndaj tyre.

Harry tregoi se babai i tij, Mbreti Charles nuk dëshiron të flasë me të, por theksoi se nuk dëshiron më hatërmbetje me monarkun, pasi nuk e di edhe sa kohë i ka mbetur për të jetuar.

“Ka pasur kaq shumë mosmarrëveshje midis meje dhe disa anëtarëve të familjes sime, por unë i kam falur. Do të doja shumë pajtimin me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdoj të grindem më, jeta është e çmuar”.

Intervista e princit Harry erdhi pasi ai humbi një gjyq kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi nivelin e sigurisë që ai dhe familja e tij kanë të drejtë të kenë kur vizitojnë vendin.

Duka kishte kërkuar të rrëzoheshin ndryshimet për sigurinë e tij që u vendosën në vitin 2020, kur ai dha dorëheqjen nga detyrat e familjes mbretërore dhe u transferua në SHBA me bashkëshorten e tij meghan Markle.

I pyetur nëse i kishte kërkuar Mbretit të ndërhynte në mosmarrëveshjen për sigurinë, Princi Harry se diçka e tillë nuk ka ndodhur. ”

Pasi humbi gjyqin, Harry tha për BBC se nuk është i sigurt nëse mund ta çojë bashkëshorten dhe fëmijet e tij sërish në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.