Kreu i KQZ, Ilirijan Celibashi i është përgjigjur këtë të martë interesit të medias, lidhur me problematikat e hasura në shpërndarjen e fletëve të votimit. Celibashi u shpreh se është herët për të dhënë gjykime për shërbimin postar të DHL, por theksoi se ashtu si në cdo marrëdhënie kontraktuale në fund të procesit do të shihet edhe se si është zbatuar ajo.
“Kemi një marrëdhënie kontraktuale me DHL, ashtu sic do marrëdhënie do të vlerësojmë në përfundim dhe do të ulemi me palën tjetër dhe do të shohim se sa e si e ka përmbushur atë shërbim. Është ekzaktësisht njësoj si cdo marrëdhënie tjetër kontraktuale.

Është herët për të dhënë gjykime se si DHL ka kryer shërbimin kemi shënuar cdo gjë sipas problemit tonë dhe do diskutojmë kur të vijë momenti me kontraktorin. Kemi ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet. Kemi marrë informacion edhe përmes rrjeteve sociale, ua kemi bërë me dije.” u shpreh Celibashi.