TIRANË- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ajo theksoi se përmes votës, do jenë qytetarët shqiptarë, të cilët do përcaktojnë se në cilin drejtim do vijojë të ecë Shqipëria.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët.
Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.”, tha ajo.