Zëdhënësja e selisë rozë, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që në këto orë të fundit të votojnë masivisht.

Deklarata:

Dita e votimit po shkon drejt mbylljes, por ka ende kohë të mjaftueshme për të votuar!
Prandaj ngrihuni vetë, por merrni edhe një familjar, një të afërm, një mik, e shkoni për të votuar.

I bëjmë thirrje çdo të riu e të reje që të gjejnë pak kohë e të shkojnë për të votuar sepse nga vota e tyre varet drejtimi ku do të vazhdojë të ecë Shqipëria.

I bëjmë thirrje çdo burri e çdo gruaje, atyre që sot janë duke shijuar pushimin e pasdites apo atyre që sot janë në punë. Gjeni pak minuta, bëni detyrën tuaj qytetare sepse me votën tuaj vendosni nëse Shqipëria do të avancojë drejt Europës apo do të humbasë kohë e vite të çmuara.

Mbi të gjitha i bëjmë thirrje , çdo prindi, çdo gjyshi e gjysheje, që të gjejnë pak kohë e të shkojnë për të votuar sepse kjo votë do të thotë shumë për të ardhmen e fëmijëve e nipërve të tyre.

Qindra mijëra shqiptarë e shqiptare e kanë bërë tashmë detyrën e tyre qytetare duke votuar – bashkohuni edhe ju me ta. Qendrat e votimit janë ende të hapura. Mos harroni: nëse ju nuk votoni, dikush tjetër do të vendosë për ju.