Në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, kryeministri Edi Rama u ndal tek rëndësia e infrastrukturës dhe realizimit të shumë projekteve falë mbështetjes së qeverisë.

“Sot thonë se disa gjëra do bëheshin, i solli koha. Por jo, koha nuk i solli 1 milion turistë në qarkun e Beratit, por gjithë këto investime dhe bashkëpunime. Kur kam ardhur këtu herën e parë gjysma ishin të zhytur në baltë deri në brez në shtëpitë e tyre. Këtu ishte sikur kishte rënë bomba. Këtë Dimal që është sot nuk e solli koha, nëse nuk do të mirëqeverisej qoftë në nivel qendror. Në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat…”, u shpreh ai.

Më tej nënvizoi se gjithashtu falë investimeve, sot janë hapur shumë bujtina, ndërsa kujton Mangalemin të rrënuar dhe me një mbështetje minimale, më herët.

“Janë bërë investime te medha për t’i dhënë këtë profil që ka qarku. Janë thënë që nëpër fshatra s’ka ujë s’ka kanalizime. Por ky është një mit i madh.”, shtoi ai.