Një mesazh që nuk lë vend për dyshime. Kristiano Ronaldo duket se ka vendosur t’i japë fund etapës së karrierës në Arabinë Saudite, dhe të provojë diçka të re.
Superylli portugez ka postuar një mesazh në rrjetet sociale me komentin se ky kapitull ka përfunduar, por që historia vazhdon të shkruhet.

“U jam mirënjohës të gjithëve”, – e përfundonte Kristiano mesazhin e tij.
Pra, karriera tek Al Nasr në Arabinë Saudite, praktikisht ka përfunduar, duke vërtetuar aludimet në media se do të kishte një fillim të ri.

E përditshmja spanjolle “Marka” shkruajti pak ditë më parë se Ronaldo ndoshta po mendon për një sfidë të re, se ka pakënaqësi të ndërsjelltë mes palëve, ndërsa legjenda e Portugalisë mund të tentojë të bashkohet me një nga skuadrat që luajnë në Kupën e Botës për klubet. Kristiano është i prekur në egon e tij sepse pas dy sezonesh e gjysmë tek Al Nasr nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe, nëse nuk llogarisim një kupë jozyrtare.

Ndërkaq, dëshpërimi I fundit këtë edicion për të ishte eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë nga japonezët e Kauasakit, edhe pse sauditët ishin favoritë.
Me Championsin aziatik të fituar nga Al Ahli e Arabisë Saudite, dhe me ligën të fituar nga Al Itihadi, Ronaldo mbeti me “gisht në gojë”, ashtu si edhe në Kupën e Mbretit ku u eliminuan që në raundin e parë ku morën pjesë.