Ukraina ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është përballur me një valë të re sulmesh ajrore nga Rusia, me mbi 100 dronë të lëshuar në drejtim të territorit të saj.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, nga 116 dronë të lëshuar nga Rusia, 42 janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ndërkohë, 21 dronë rezultojnë të “humbur”, ndërsa nuk ka ende informacion për fatin e 53 të tjerëve.

Sulmet ajrore janë përqendruar kryesisht në rajonet e Sumyt dhe Donetskut, ku dëmet materiale dhe humbjet e mundshme janë ende duke u vlerësuar nga autoritetet lokale.
Përveç dronëve, Rusia ka përdorur edhe dy raketa balistike në këtë sulm të fundit. Sipas ushtrisë ukrainase, asnjë nga këto raketa nuk është rrëzuar.
Kjo valë e re sulmesh vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme dhe përshkallëzimi të konfliktit, ndërsa Ukraina kërkon më shumë mbështetje ndërkombëtare për të përballuar sulmet ajrore të përsëritura nga Rusia.