Mbi 90% e hoteleve në kryeqytet rezultojnë të rezervuara nga delegacionet që shoqërojnë liderët europianë që do të vizitojnë Shqipërinë përgjatë këtyre dy ditëve.Isa krasniqi ekspert për turizmin deklaroi se ditët e fundit është regjistruar fluks edhe në rezervimin e restoranteve të ndryshme si dhe në shoqëritë që ofrojnë transport.
Samiti politik i cili do të sjellë në Tiranë të gjithë liderët europianë është një mundësi më shumë për promovimin e vendit tek turistët e huaj .

Gjatë ketij viti Shqipërinë pritet ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë të huaj.