Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill. Regjistrimet janë 5 475, krahasuar me 11 540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3% në 0,6%.
Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41 677 makina apo 46,1% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2024.

Tregu i makinave në Evropën Perëndimore (BE+EFTA+MB) mbylli katër muajt e parë të vitit në një mënyrë të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024. Në prill, regjistrimet ishin 1 077 186 pra 0,3% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Në periudhën katërmujore, pati 4 459 087 ose e thënë ndryshe 0,4% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Duke parë vetëm BE-në, në katër muajt e parë të vitit 2025 shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 26,4%, duke arritur në 558 262 njësi, 15,3% të totalit të BE-së.
”Automjetet hibride u rritën me 20,8%, duke kapur 35,3% të tregut dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët e BE-së’’, thekson ACEA, shoqata evropiane e e automjeteve