Kryesocialisti Rama, në një takim me qytetarët e Devollit, prezantoi pasqyrën e Rilindjes gjatë mandatit të tij. Rama tha se shqiptarët jetojnë në Shqipërinë reale dhe se ndjejnë neveri ndaj atyre që thonë të pavërteta. Komentet e analistevë që cilësonin popullin si të sëmurë, Rama i komentoi si një tmerr dhe se i perfrazoi me fjalën çyryk. Më tej, Rama komentoi edhe kandidatin ‘e dhunshëm’ nga rradhët e PD për të cilin tha se një xhuxh agresiv do të bëj Devollin madhështor.
“Kur ju zgjoheni pa zbardhur i lini fëmijët në gjuhë dhe punoni tokën, këta gërhasin ndërkohë që janë ndarë në tre të mëngjesit pasi janë bërë tap kur dalin nga emisionet. Shkojnë para kompjuterit për të shkruar ato të tyre, i përhapin dhe bëhen akuza. Në mbasdite janë bërë faje dhe në darkë dalin dhe thonë që populli është i sëmurë. Më pas doli pasqyra tjetër që thoshte se shqiptarët mendojnë se pas dy vitesh ekonomia do shkojë më mirë. I bënin pyetje atij nga Amerika.

O është çmendur sondazhi, ose është çmendur populli. Këta janë ata që u them unë çyryk. Administrata është më pak se 90 000. Doli pastaj ajo tjetra se kush mendoni ju se do fitojë, dhe thonin që do votojë PS. Del njëri dhe thotë që njerëzit janë të tërë të tmerruar dhe thonë fjalë të mira nga frika. Një tmerr! Pse në të vërtetë shumica mendon që po shkon në drejtimin e duhur? Shumica jeton në Shqipërinë reale, kur shumica jeton se nuk ka ujë ndjen neveri për ata që thonë se kanë ujë.
Janë dy vëllezër njëri katran dhe njëri katran me bojë që më thonë që është një pëllëmbë mbi tokë dhe tani që flasim janë prapa hekurave. Kjo është e vërteta dhe këta do bëjnë Devollin madhështor, një xhuxh agresiv do bëj Devollin madhështor. I thone Duçe ngaqë është i fortë.”