Konklava Papnore vijon këtë të enjte në ditën e dytë të saj me raundet për zgjedhjn e një pape të Ri. Pas tymit të zi që u shfaq mbi çatinë e Kapelës Sistine mbrëmjen e të mërkurës 133 kardinalë nga 71 vende të Botës do të bëhen sërisht bashkë sot në 4 raunde votimi, dy prej të cilave do të mbahen paradite dhe dy të tjera pasdide.

Në ditën e parë të Konklavës tymi I zi nuk ishte një surprizë, pasi nuk pritej që Kreu I Kishës Katolike të zgjidhej që në raundin e parë të votimit. Për tu bërë papë, njërit prej kardinalëve I duhet të marrë 89 vota ose e thënë ndryshe dy të tretat e votave.

Analistët në Vatikan thonë se në dytën e dytë shancet që Bota të njihet me Papën e Ri janë shumë më të mësha duke duke pasur parasysh se në vitin 2005 Papa Benedikti u zgjodh në votimin e katërt dhe Papa Françesku, në vitin 2013, në të pestin.

Në ditën e parë të konklavës, në Sheshin e Shën Pjetrit, rreth 50,000 besimtarë, banorë të Qytetit të Përjetshëm, si dhe qytetarë nga vende të ndryshme të botës, u mblodhën dhe pritën rezultatin e votimit. Edhe kjo e enjte ka sjellë dhjetëra mijëra Besimtar në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit të cilët po presin dhe shpresojnë që të shohin sa më parë tymin e bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine.