Është e qartë se nuk do të ketë vend për të gjithë. Stadiumi “Maradona” do të jetë I mbushur më shumë se plot mbrëmjen e kësaj të premteje, pasi Napoli është në prag të fitores së titullit, veçse problem është të gjendet një biletë.

Mediat italiane njoftojnë se mbi 350 000 kërkesa për një hyrëse janë bërë deri tani, dhe padyshim që kjo shifër do të rritet. Fatkeqësisht kapaciteti i stadiumit napolitan është vetëm 55 000 vende të ulura, pra gati 6 apo 7 herë më pak sesa kërkesat, dhe problem do të kishte qenë edhe nëse do të kishte pasur kapacitetin e dikurshëm prej 80 000 vendesh.

Napoli kryeson Serinë A me 79 pikë, një më shumë se Interi, pas barazimit të pafat 0-0 në fushën e Napolit, ndërsa zikaltërit u ndalën në shtëpi nga Lacio me shifrat 2-2.

Ndeshja e fundit në “Maradona” do të jetë kundër Kaljarit, një rivali që e ka siguruar mbijetesën në elitën italiane, por që padyshim pritet të luajë për të nderuar turneun.

Entuziazmi I tifozëve ka arritur kulmin, dhe skuadra e trajnerit Antonio Konte u prit në mënyrë madhështore në aeroport pas kthimit nga Parma. Shpresa dhe mundësia është për t’u fituar titulli I katërt në histori, pas dy trofeve me Maradonën në vitet 80-të, dhe triumfit nën drejtimin e trajnerit Luçiano Spaleti dy vjet më parë.