Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës nga militantët ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, India ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj caqeve në Pakistan dhe Kashmirin.

Ministria indiane e Mbrojtjes deklaroi se sulmet – të emërtuara “Operacioni Sindoor” – ishin pjesë e një “angazhimi” për t’i mbajtur përgjegjës ata që qëndrojnë pas sulmit të 22 prillit, ku mbetën të vrarë 25 shtetas indianë dhe një nga Nepali.
Por Pakistani, i cili mohon çdo përfshirje në sulmin e muajit të kaluar, i ka cilësuar sulmet si “të paprovokuara”, me kryeministrin Shehbaz Sharif që i quajti një “akt të urryer agresioni që nuk do të mbetet pa ndëshkim”. Ushtria pakistaneze tha se ka rrëzuar pesë avionë indianë dhe një dron. India ende nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, deklaroi se të paktën 26 persona janë vrarë dhe 46 janë plagosur. Ushtria indiane raportoi se të paktën 10 civilë janë vrarë nga granatat pakistaneze në anën indiane të vijës së kontrollit.

Ku goditi India?

Delhi njoftoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës se kishte goditur nëntë lokacione të ndryshme, si në Kashmirin e administruar nga Pakistani ashtu edhe në territorin e Pakistanit.

Sipas Indisë, këto ishin “infrastruktura terroriste” – vende ku planifikoheshin dhe drejtoheshin sulme.

Ajo theksoi se nuk kishte goditur asnjë objekt ushtarak pakistanez, duke deklaruar se “veprimet e saj kanë qenë të fokusuara, të maturuara dhe me natyrë jo përshkallëzuese”.

Sipas Pakistanit, u goditën tre zona të ndryshme: Muzaffarabad dhe Kotli në Kashmirin e administruar nga Pakistani, dhe Bahaëalpur në provincën pakistaneze të Punjab-it.

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khaëaja Asif, i tha GeoTV se sulmet goditën zona civile, duke shtuar se pretendimi i Indisë për “kampet terroriste” është i rremë.

Pse e ndërmori India sulmin?

Sulmet ndodhën pas disa javësh tension të lartë midis dy fqinjëve me armë bërthamore, pas sulmit në qytetin turistik të Pahalgamit më 22 prill.

Gjatë atij sulmi, një grup militantësh vrau 26 persona, ndërsa të mbijetuarit thanë se militantët kishin si objektiv burrat hindu.
Ishte sulmi më i rëndë ndaj civilëve në rajon për më shumë se dy dekada dhe shkaktoi zemërim të madh në Indi.

Kryeministri Narendra Modi tha se vendi do t’i ndjekë autorët dhe se ata që e planifikuan dhe kryen sulmin “do të ndëshkohen përtej imagjinatës së tyre”.
Megjithatë, India nuk ka emëruar asnjë grup si autor të sulmit në Pahalgam dhe ende nuk është e qartë kush qëndron pas tij.
Policia indiane ka pohuar se dy nga autorët ishin shtetas pakistanezë, ndërsa Delhi akuzon Pakistanin për mbështetje të militantëve një akuzë që Islamabad e mohon. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin e 22 prillit.

Në dy javët që pasuan, të dyja palët ndërmorën masa hakmarrëse ndaj njëra-tjetrës duke dëbuar diplomatë, pezulluar vizat dhe mbyllur pikat kufitare.
Megjithatë, shumëkush e priste që situata të përshkallëzohej në një lloj sulmi ndërkufitar siç ndodhi pas sulmeve të Pulëamës në vitin 2019, ku mbetën të vrarë 40 pjesëtarë të forcave paramilitare indiane.