Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës.
Më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi. Debati degradoi në fyerje të rënda mes tyre.