Tragjedi ajrore në Kaliforni të SHBA-ve. Një avion i vogël ‘Cesna’ ra mbi një lagje banimi në San Diego, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe viktima.
Sipas autoriteteve, disa pasagjerë të avionit kanë humbur jetën, ndërsa për fat të mirë, asnjë banor i zonës nuk është lënduar rëndë. Avioni, një Cessna 550, kishte 8 deri në 10 pasagjerë dhe u rrëzua në lagjen Murphy Canyon mëngjesin e së enjtes. Pas rënies, disa shtëpi u shkatërruan dhe makina të shumta morën flakë. Një banor, Christopher Moore, tregoi se u zgjua nga një shpërthim i fortë dhe, duke parë tymin, mori familjen dhe iku në rrugë, ku panë një makinë të përfshirë nga flakët. Ai e përshkroi situatën si “tmerruese”, por theksoi rëndësinë e shpëtimit të jetës,sipas informimit nga mediat.

Autoritetet kanë evakuuar rreth 100 persona dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Avioni dyshohet se po shkonte drejt Montgomery Field, një aeroport i afërt. Hetimet janë në vazhdim dhe priten më shumë informacione në orët në vijim, për numrin e saktë të viktimave dhe të plagosurve.

Ky aksident ka tronditur komunitetin lokal dhe ka nxjerrë në pah rëndësinë e sigurisë ajrore dhe reagimit të shpejtë në raste emergjencash, informon media.
Duke folur me gazetarët në vendin e rrëzimit, ndihmës shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të San Diegos, Dan Eddy, tha se avioni i vogël goditi rreth 15 shtëpi, duke i vënë flakën disa të tjerave dhe makinave. “Sapo eca vetë nëpër zonë, dhe vetë rruga, duket sikur është shkëputur nga një film”, tha Edi të enjten në mëngjes. Eddy shtoi se zyrtarët janë ende duke kërkuar për pilotin dhe pasagjerët e tjerë. Cessna 550, është projektuar për të transportuar gjashtë deri në tetë pasagjerë, megjithatë numri i pasagjerëve në bord mbetet i panjohur.