Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ndodhet aktualisht në Lezhë pas vizitës së tij në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, vizita në Shkodër lidhet me hetimet për krimet zgjedhore. Ndërkohë i njëjti motivacion ka në fokus vizitën pasuese në Lezhë, ku burimet citojnë se Dumani do të zhvillojë takime në Prokurorinë e Lezhës në lidhje me ecurinë e hetimeve për krime të mundshme zgjedhore.

