Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Arabinë Saudite të martën, në fillim të turneut të tij të parë në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës në janar.

Trump u prit nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pas mbërritjes së tij në aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, sipas televizionit shtetëror saudit Al-Ikhbariya.
Turneu rajonal i presidentit amerikan Trump përfshin gjithashtu ndalesa në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).