Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”. Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.
Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi.
Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik.
Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.