Një frazë e re tronditëse nga Donald Trump. Këtë herë, një fyerje që nuk i drejtohet udhëheqësve të huaj, por manjatëve të internetit. Në një audiencë me studentë nga Universiteti i Alabamës, presidenti amerikan tha se nëse të rinjtë duan të shkojnë larg, ata duhet ta “thyejnë” sistemin, duke përmendur si shembull të suksesit të tij faktin se manjatët e internetin “po e puthin në të pasme”.

“Elon Musk është i shkëlqyer, por tani i njoh të gjithë. Më urrenin në mandatin tim të parë, tani më përçojnë. Është mbresëlënëse, me të vërtetë. Edhe pse tani është shumë më mirë”, tha presidenti amerikan.

Trump theksoi rëndësinë e vlerave konservatore në fjalimin që mbajti në Universitetin e Alabamës, duke i krahasuar ato me ato të Universitetit të Harvardit, ku ka ngrirë më shumë se 2 miliardë dollarë fonde federale.
Ne besojmë në liri dhe familje. Ne besojmë në Zot dhe vend. Ne festojmë Kushtetutën tonë, ne e nderojmë Biblën tonë dhe i bëjmë homazhe flamurit tonë”, tha Trump para më shumë se 30,000 të diplomuarve të Universitetit të Alabamës.

Një deklaratë të tillë ai e ka bërë edhe më parë ndaj udhëheqësve të huaj për negociatat lidhur me tarifat doganore të tij.

“Këto vende po na thërrasin, po më puthin të pasmet, po vdesin për të bërë një marrëveshje. ‘Ju lutem, zotëri, le të bëjmë një marrëveshje, unë do të bëj çdo gjë, zotëri’.”, tha pak javë më parë Trump.