“Sulmi i kryer nga India mbrëmë ka krijuar rrezikun e një lufte të përgjithshme. Ne i dënojmë veprime dhe sulme të tilla provokuese kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”. Është ky reagimi i Ministrisë së Jashtme turke, duke shprehur shqetësimin për situatën midis dy vendeve.
Në një deklaratë Ministria e Jashtme turke u ka bërë thirrje palëve “të veprojnë me logjikë të shëndoshë” dhe të marrin masa për të ulur tensionet.

“Ne mbështesim thirrjen e Pakistanit për një hetim të sulmit terrorist të 22 prillit”, thuhet në deklaratë. Tensionet midis shteteve të armatosura me armë bërthamore u rritën pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve indianë muajin e kaluar. India akuzoi Pakistanin për përfshirje, gjë që Islamabadi e mohoi.