Etapa e parë e Xhiros së Italisë nuk kaloi pa incidente. Dy çiklistë janë rrëzuar në zonën e Freskut në Tiranë, duke mos arritur të përmbyllin të gjithë distancën e caktuar.
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa mjekët po kryejnë ekzaminimet përkatëse.
Bëhet fjalë për çiklistët Mikel Landamera 26 vjeç dhe Geoffrey Bouchard, 33 vjeç.
Ndërkaq, danezi Mads Pedersen fitoi garën e parë të Xhiros së Italisë që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

Edicioni i 108-të i Xhiros së Italisë filloi nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3443,3 kilometrash në Romë, të dielën e 1 qershorit.
