Parti Socialiste kërkon që në zgjedhjet e 11 majit të fitojë mandatin e katërt. Fushatën e tyre socialistët e kanë mbështetur tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe tek forca e grave.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve të tij elektorale para qytetarëve ka shprehur se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në vend që ka aftësinë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027 dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian brenda vitit 2030.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan sqaroi gjerësisht për publikun dy arsyet kryesore se përse Partia Socialiste me në krye kryeministrin Rama kërkon një mandat të katërt. Sipas ministrit Manja e para është garantimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi dhe e dyta anëtarësimi në BE.

Ulsi Manja: Është shumë e thjeshtë, PS kërkon një mandat të katërt në krye të punëve të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër për dy arsye. E para të mbyllim negociatat në fund të 2027-ës dhe në fund të 2030-ës të jemin pjesë e BE-së dhe e dyta të jemi garantë të reformës në drejtësi. Sepse pala tjetër shumë thjesht ka thënë “unë garoj më 11 Maj dhe nëse marr votën e shqiptarëve do e zhbëj reformën në drejtësi dhe SPAK-un.“

Blendi Fevziu: Ka thënë që do i referohem Komisionit të Venecias dhe për të parë se çfarë nuk ka funksionuar në reformën në drejtësi.

Ulsi Manja: Sepse Komisioni i Venecias, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë qenë partnerët tanë që ditën kur është ngjis reforma në drejtësi. Dhe për të qenë garantët e kësaj drejtësie të re, e cila ka filluar që të prodhojë rezultate të prekshme sa i takon pandëshkueshmërisë së korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Këto janë dy arsyet. Tani jemi tek integrimi juve shtruat pyetjen, ore nëse nuk fiton PS, po fitojnë këto partitë e tjera çfarë do të ndodhë me Bashkimin Europian? Ja ta them unë se çfarë do të ndodhë. E tha njëri nga panelisitët, e tha Marku që integrimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht dhe vetëm të përmbushë disa detyra shtëpie që i ke vetëm detyrim në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me aktin. Por, është dhe një moment gjeopolitik dhe fakti që ne, Bashkimi Europian na thotë tre vjet nga momenti i çeljes së negociatave në tryezën e parë ndërqeveritare në Korrik të 2022-it, na thotë që mbyllni negociatat për 35 kapitujt dhe në fund të vitit 2027 do të merrni ftesën për qenë anëtarë të BE-së, sigurisht që ka një “deadline” të mbylljes së negociatave të mbylljes së negociatave.

Që në procesin “scrining” edhe sot që ne flasim ne kemi 1700 nëpunës publik dhe përfaqësues të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura të përfshira në këtë proces, që kanë përballuar dhe kanë mbyllur në kohë rekord për 14 muaj procesin “screening”, që nuk ka ndodhur me asnjë nga shtet, që sot nuk i kanë mbyllur negociatat me BE-në, përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Janë 150 institucione publike që kanë krijuar përvojën e duhur në këtë proces. Çfarë do të ndodhë?! Normalisht që do të ikë viti 2027 si afat dhe pavarësisht se ne kemi hapur tre grupkapituj dhe presim që deri në fund të vitit të hapim dhe tre të fundit për të mbyllur negociatat për të 35 kapitujt, do ikë viti 2027. Ky momenti gjeopolitik ku fati i Europës me fatin e Shqipërisë sot përputhen është ai proces që ne na shtyn përpara, që më 11 Maj të kemi një arsye madhore, kërkojmë mandatin e katërt për ta çuar përpara këtë proces. Pse?! Sepse në fund të fundit ju thatë pse u vonuat 12 vjet për ta çuar përpara këtë proces. Ka qenë kusht numër një reforma në drejtësi, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit.