Kandidatja e PS në Fier i kujton Bardhit fjalët kundër Berishës: Gazo, demokratët do të të dëgjojnë! Asnjë votë s’do t’i japin atij! Bekuar qoftë dita që të sollën këtu

Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi ka ironizuar sërish Gazment Bardhin, drejtuesin politik të PD në këtë qark, ndërsa i ka kujtuar edhe fjalët që dikur thoshte për Sali Berishën.

“Gazo, mirëmëngjes o yll. Po sa të mençur të ka motra Sa i bukur që i thua gjërat. Të lumtë ajo gojë”, thotë Çaushi ndërsa më pas ndan edhe deklaratën e Bardhit kundër kreut të PD. Bardhi dëgjohet duke thënë se Berisha nuk ka interesin e demokratëve por të tijin, fjalë që tani i ka “ngrënë” pasi rreshtohet mes personave më besnikë të tij.

Ku Sali berisha vetë harton listat e anëtarëve, vetë verifikon anëtarët vetë jep fletët e votimit, vetë i fut në kuti dhe vetë i numëron, kur ky proces është deformuar në këtë formë në mes të Tiranës. imagjinoni se çfarë ka ndodhur në çdo cep të territorit të republikës së Shqipërisë. Interesin e Sali Berishës mbi interesin e demokratëve dhe PD se u realizua një i ashtuquajtur referendum, 31 vite angazhim politik Berisha ka provuar më shumë se njëherë se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal”, thotë Bardhi.

Më tej, Çaushi shton se me ironi se demokratët do t’ia dëgjojnë fjalët duke mos e votuar Berishën.

“Të dëgjojnë demokratët ty mo të lumtë goja. Ndaj nuk do t’i japin asnjë votë Saliut. Ke të drejtë ti, ai vetëm interesin personal ka parë. Gazo shyqyr që të kemi, bekuar qoftë dita që të sollën në Fier. Ditë mbarë yllo. E di vetë ti, mos iu ndaj atyre tre vetave”, thotë kandidatja socialiste.