Pas akuzave të disa prej drejtuesve të PD-së ndaj gazetarëve, situata në protestën e demokratëve është tensionuar ndjeshëm.
Militantë të PD-së kanë tentuar të sulmojnë fizikisht gazetarët.
Kjo ka bërë që Edi Paloka të ndërhyjë, duke iu kërkuar të mos merren me gazetarët, edhe pse fillimisht ishte ai që i nxiti tensionet, duke akuzuar gazetarët se i shërbejnë Ramës.
Për incidentin e rëndë ka reaguar dhe Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë, që i bëri thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.