Hamasi po mban bisedime të drejtëpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Basem Naim, një nga figurat politike më të larta të Hamasit theksoi se beson që Donald Trump mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje.
Naim tha se presidernti amerikan mund të ushtrojë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës menjëherë.
“Gaza dhe banorët e Gazës meritojnë, si të gjithë njerëzit e tjerë kudo, të jetojnë në paqe dhe dinjitet. Dhe mendoj se Presidenti Trump mund ta bëjë këtë nëse ushtron presion të mjaftueshëm mbi izraelitët për t’i dhënë fund kësaj lufte menjëherë. Dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të për të arritur këtë qëllim për një rajon më paqësor”
Zyrtari i lartë i Hamasit konfirmoi se grupi militant është i gatshëm të heqë dorë nga pushteti, nëse paqja është e sigurt.
“Ne gjithashtu u kemi thënë amerikanëve se jemi gati të dorëzojmë qeverinë menjëherë nëse i japim fund kësaj lufte”
Naim shtoi se Hamasi ka pranuar një propozimin e paqes nga Egjipti që parashikon formimin e një organi palestinez, të pavarur për të drejtuar Rripin e Gazës.
Zyrtari I Hamasit theksoi se palestinezët janë një popull i pushtuar dhe në çdo rast kanë të drejtën të mbrojnë veten dhe të rezistojnë.