Në Europë kanë triumfuar disa herë, por trofetë e Champions në kontinentet e tjerë ku kanë vendosur të vazhdojnë karrierën duhet të presin, madje mund të mos i fitojnë asnjëherë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u eliminuan nga turnetë e Champions të Amerikës Qëndrore e Veriore dhe Azisë.
Sulmuesi argjentinas nuk arriti të ndihmojë Inter Miami, që pas humbjes 2-0 në gjyusmëfinalen e vajtjes, në atë të kthimit që luajti në shtëpi u mund sërish 3-1 nga kanadezët e Vankuver. Goli I shpejtë i Zhordi Alba që në minutën e 9 dhe shpresa të gënjeshtërta për vendasit.

Pas pushimit, Vankuver shënoi tre herë, duke vulosur kualifikimin në finalen e Championsit amerikan dhe duke nxjerrë jashtë turneut Lionel Messin dhe shokët e tij.
Të njëjtin fat kishte edhe Cristiano Ronaldo disa mijëra kilometra më larg.
Ylli portugez jetoi një zhgënjim të madh në gjysmëfinalet e Champions aziatik, pasi skuadra e tij Al Nasr u mund në shtëpi 3-2 nga japonezët e Kavasaki Frontale.

Jo vetëm që nuk arriti të lerë shenjë, por CR7 ishte protagonist negativ, pasi me portën bosh gaboi një rast që mund t’I rezervonte një tjetër fund kësaj sfide.