Altin Dumani, në fjalën e tij në Forumin e Kryeprokurorëve në Tiranë, tha se grupet kriminale janë të ndërlidhura dhe se për shpërbërjen e tyre duhet punë si rajon. Më tej, Dumani tha se në SPAK ka një numër të lartë të ccështjeve dhe se bashkëpunimi me Eurojust është një nyje strategjike.
“Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit. Grupet dhe organizatat janë të ndërlidhura, për shpërbërjen e tyre duhet punë si rajon, më shumë hetime të përbashkëta, besim, vizion dhe ndarje informacionesh. Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. SPAK ka numër më të lartë të cështjeve. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine.
Skuadrat e përbashkëta, hetimet financiare dhe rekuperimi i aseteve, ndarja e informacionit në kohë reale”, tha Dumani.