150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.

Ata kanë rrëfyer edhe histori personale sesi e kanë njohur më parë Shqipërinë, ose më mirë… që nuk e njihnin!

Sipas tyre, situata që ata kanë gjetur këtu dhe mikëpritja e natyra, kanë qenë të mrekullueshme, dhe siç tha një prej arkitektëve spanjoll, “Shqipëria është si Spanja”.

Ai u ndal edhe te një rast konkret, ditën kur kanë mbërritur për herë të parë në vendin tonë.

“Ne kemi ardhur para një viti dhe nuk e dinim se ku ishte Shqipëria dhe asgjë për të.

Por në momentin e parë në përshtypjen e parë, që kur morëm taksinë nga aeroporti për të shkuar në Shkodër, pyetëm taksistin, Petritin, dhe pastaj kuptuam që shumica e njerëzve e kuptonin mjaft mirë spanjishten.

Po thoshim me njëri tjetrin që jemi lodhur dhe duam kafe, ai e kuptoi gjuhën dhe na tha doni kafe?

Na ndaloi diku dhe nuk paguam asgjë, si kurdoherë këtu që nuk të lënë të paguajnë, dhe në atë moment e kuptova që Shqipëria është si Spanja….

Të mos pretendojmë vetëm që Shqipërinë ta bëjmë pjesë të Europës, por le ta bëjmë dhe Europën pjesë të Shqipërisë, dhe në këtë gjë pamë këtu dhe këtë gjë dashurojmë”, u shpreh ai.