Në kampionat nuk e ka arritur atë shkëlqim që pati në Champions.

Gjithsesi, Jasir Asani është gjithmonë I rëndësishëm, dhe u tregua vendimtar për ekipin e tij, Kuangju.Ai shënoi një gol dhe shërbeu një asist në barazimin 2-2 në shtëpi ndaj rivalit Daexheon, në një përballje shumë të fortë të Ligës së Koresë së Jugut.Lojtari I krahut të kombëtares shqiptare kaloi në epërsi 1-0 ekipin e tij në minutën e 55-të, duke përfunduar një aksion kolektiv të shokëve të tij.Ky ishte goli I tij I pestë këtë sezon të kampionatit, ndërsa kanë kaluar 20 javë, ndërsa ka luajtur në 17 ndeshje.

Aspak keq për pozicionin që ka si futbollist që luan në krah, ndonëse niveli I tij ishte I jashtëzakonshëm në Championsin e Azisë, me 9 gola në 10 ndeshje.Pasi miqtë barazuan rezultatin, Asani ndihmoi sërish Kuangjunë të kalonte përpara, pasi në në 71’ shërbeu asistin për rrjetën e shënuar nga In-Hjeok Park.Ky ishte pasimi I tij I parë për gol këtë kampionat.Në total, këtë edicion, Asani ka 14 gola e dy asistë në 27 ndeshje të luajtura, një paraqitje vërtet mbresëlënëse.

Ndërkaq, e ardhmja e tij mund të mos jetë në Korenë e Jugut, sepse nga Japonia e kërkon Jokohama.