Astrologia Antigona Kotorri në emisionin “Weekend” ka treguar se çfarë i pret 12 shenjat e zodiakut këtë verë.
“Ja vlen me theksu që Venera ndërron vend, Venera është planeti që sjell dashurinë, Venera është përgjegjëse për gjithçka të bukur këti në Tokë, për parat, ushqimin, dashurinë, e shumë gjëra të tjera”, u shpreh Kotorri.
Ajo shton se Venera ka elementin Tokë, dhe sipas saj, çdo shenjë e horoskopit që janë të sunduar nga Venera, do të ndikohen nga java që po hyjmë.
“Janë Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, mirëpo edhe Peshorja është sunduese e Venerës”, u shpreh Kotorri.