Aktorja britanike Tamzin Outhwaite, e njohur për publikun si Mel Healy në serialin e njohur EastEnders, ka ndarë me sinqeritet mendimet e saj për dashurinë, marrëdhëniet dhe pritshmëritë që ka nga jeta sot.

Në një intervistë për podcast-in “Second Act” të revistës HELLO!, ajo zbuloi se aktualisht nuk e sheh më romantikën si prioritet dhe se nuk është e interesuar për burra të moshës së saj.

“Me kalimin e viteve, kam mësuar të kem një lidhje dashurie me veten, jo me një burrë”, tha aktorja 53-vjeçare. Kjo filozofi jetësore vjen pas ndarjes së saj në vitin e kaluar nga regjisorin Tom Child, i cili ishte 20 vjet më i ri se ajo. Gjatë gjashtë viteve të lidhjes së tyre, diferenca në moshë nuk përbënte pengesë për aktoren përkundrazi, ajo pranon se preferon partnerë më të rinj.

“Nuk kam dalë kurrë me dikë të moshës sime, e lëre më më të madh.Unë ndihem si 30-vjeçare dhe kur shoh dikë që duket si 40, mendoj: ‘Epo, kështu jam dhe unë’, derisa kuptoj se është shumë më i ri se unë,” rrefeu ajo.

Aktorja nuk nguron të komentojë edhe mbi standardet e kujdesit për veten te meshkujt e moshës së saj: “Burrat në të pesëdhjetat që kujdesen vërtet për veten janë të rrallë. Nuk kam takuar ende asnjë të tillë.”

Duket se për Tamzin, miqësia, vetëdashuria dhe pavarësia janë më të rëndësishme se romanca në këtë kapitull të jetës. Në një kohë kur normat sociale rreth moshës dhe lidhjeve ende shpesh paragjykojnë gratë, deklaratat e saj vijnë si një qëndrim i fortë për të jetuar sipas rregullave të veta.