Ishte një triumf I dyfishtë.
Spanja arrifi sërish finalen e Ligës së Kombeve pas fitores ndaj Francës, dhe Lamin Jamal fitoi atë që quhej një duel direkt me Usman Dembelenë për Topin e Artë.
Titulli I parë do të vendoset të dielën në përballjen e Mynihut kundër Portugalisë së Ronaldos, ndërsa trofeu individual do të jepet vetëm në fund të vitit.
Sfida në Shtutgart ishte sërish një dramë futbolli, me një spektakël spanjoll, por që thuajse përfundoi me përmbysje.
Lamine Jamal shënoi dy gola, dhe “Furitë e Kuqe” kryesuan 4-0.
Niko Uilliams, Merino, Jamal e Pedri shënuan, dy herë në pjesën e parë, e dy herë në të dytën, ndonëse Franca nuk ishte dorëzuar.
Kampionët e Europës vuajtën pasi Mbape realizoi me penallti, edhe pse Jamal u përgjigj.
Në shifrat 5-1, “gjelat” luftuan fort, dhe shënuan tri herë, Sherki, Vivian me autogol dhe Kolo Muani, edhe pse rrjeta e fundit erdhi në minutën e 93-të.
Trajneri De La Fuente u pyet nëse I pëlqeu që vuajti aq shumë.
“Jam I lumtur. Njeriu kënaqet më shumë kur e shijon fitoren me vuajtje. Nuk ka kënaqësi në sport ka vuajtje. Kjo ndodh kur përballen dy kombëtare të mëdha siç ndodhi këtë herë. Është normale që secili ekip të ketë momentet e tij. Ne kemi përfituar nga momentet tona, ndoshta mund të përfitonim më shumë. Edhe ata I shfrytëzuan momentet e tyre. Për mua do të ishte shumë bukur nëse do t’i fitoja të gjitha ndeshjet me rezultatin 5-4!”
Lamin Jamal synon Topin e Artë në moshën 18-vjeç, ndërsa Mesi ia doli 22-vjeçar.
“Për mua ishte ndeshje e rëndësishme, por mendoj se ishte një ndeshje mes dy ekipeve dhe me synimin për t’u kualifikuar për në finale. Topi I Artë jepet për më të mirin e vitit dhe nuk vendoset nga kjo ndeshje. Gjithçka është e hapur dhe unë nuk kam asnjë problem. Jam I lumtur që shkuam në finale dhe për ndeshjen e së dielës”.
E përditshmja “AS” nga Madridi: Gjeli është Spanja! Të kuqtë dominuan për një orë, dhe ditën të vuanin për të arritur finalen! Laminë mund Dembelenë me dy gola!
Nga Katalonja janë edhe më të lumtur.
Gazeta “El Mundo Deportivo” ka në kopertinë Lamin Jamalin, me titullin: Vlen sa ari! Fitoi duelin me Dembelenë, afrohet me Topin e Artë!
Media tjetër katalanase, “Sport” ka në titull: Lamin I artë dhe në finale! As Dembele dhe as Mbape nuk ishin në lartësinë e talentit të akademisë së Barçës!
Spanja dominon sërish Francën, siç ndodh në gati 20 vjet, ndërsa finalja ndaj Portugalisë e Ronaldos pritet e madhe.