Interpol Tirana

Ekstradohen në Itali, 3 pjesëtarë organizatash kriminale.

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.