Edhe për këtë sezon turistik janë marë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Krahas investimeve të reja, në terren janë janë ngritur edhe pikat e shërbimit për të përballuar rritjen e konsumit të energjisë si pasojë e flukseve .Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë Belinda Balluku tha se janë mbi 800 punonjës në gadishmëri për kufizuar kohën e defekteve ndërsa theksoi se do të vijoj lufta ndaj informalitetit.
Ministrja e energjise theksoi se performanca në sektorin energjitik është rritur ndjeshëm çka do të mundësoj vijimin e uljes së çmimit në të ardhmen. Shqipëria u vlerësua për qëndrueshmërinë e sektorit energjitik nga World economic forum.