Jo vetëm për turizëm, monumente historike apo dhe plazhe të bukura, reklama për Shqipërinë në mediat ndërkombëtare shkon edhe më tej. Jehona e investimeve sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme është pasqyruar edhe nga revista ndërkombëtare Forbes. Një shtëpi në Shqipëri nën vlerën 100 mijë dollarë por edhe anës bregdetit e ka renditur vendin tonë ndër të parat në Evropë për t’u sugjeruar.
“Mendoj është një lajm i mirë kur vlerësohesh nga kjo revistë. Është një treg duke u rritur premton shumë për investime. Ka mundësi shumë të mira për t’u shfrytëzuar kapitalet hyrëse”, shprehet Reinaldo Pipiria, Shoqata ‘NAREA’.
Por çfarë po i bind të huajt të investojnë në Shqipëri?
“Pasja e disa samiteve politik dhe ekonomik, lokacioni i Shqipërisë në disa korridore dhe procesi negociatave, dhe do jetë tjetër histori, çmime më të larta dhe pak më e vështirë për të hyrë prandaj po shfrytëzohet momenti.”, shprehet me tej ai.
Sugjerimet për investime lokalizohen në Vlorë si vendi i parë në Europë për të investuar edhe me prona që variojnë nga 77 mijë dollar-99 mijë dollar.
“Një nga destinacionet më të njohura është Vlora, një qytet bregdetar përgjatë rivierës shqiptare me histori të pasur dhe plazhe të mrekullueshme. Këtu, është e mundur të blini pronë për 100,000 dollarë – ose ndoshta shumë më pak.”, shkruan Forbes. Sipas ekspertëve janë disa faktorë që po ndikojnë në tërheqjen e investitorëve në qytetin bregdetar.
“Vlora do të ketë një port hyrëse në Ballkanin perëndimor sa i përket Amerikës duke patur parasysh dhe investimet e botës arabe që do investojmë në Vlorë por dhe investime që do të përfaqësohen nga një sipërmarrës amerikan si dhëndri i Z.Trump.”
Në sytë e ndërkombëtarëve Shqipëria përshkruhet si një vend krenar me një kryeqytet të gjallë, peizazhe malore dhe një vijë bregdetare mahnitëse përgjatë detit Adriatik dhe Jon të Mesdheut.