Në një atmosferë disi të rezervuar dhe të shkëputur nga atmosfera zhurmuese e prag ndeshjes Shqipëri Serbi, kuqezinjtë janë grumbulluar të gjithë nga kjo fundjavë dhe këto ditë deri më 7 qershorin e ndeshjes do t’i rikthehen grumbullimit normal.
Në konferencën e parë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, dolën Elseid Hysaj dhe Qazim Laci. I pari e njeh mirë historikun dhe precedentin e mëparshëm, atë të 14 tetor 2014-të që I ka dhënë kësaj përpalljeje një parapërgatitje jo shumë normale.
Ndërkohë Qazim Laci tashmë është një lojtarë i konsoliduar i formacionit të Sylvinhos falë funksionit ekuilibrues në mesfushë që ka patur, përballja me Serbinë për të është për herë të parë.
Kristian Asllani ka qenë lojtari i fundit i mbërritur në këtë grumbullim për shkak të ndeshjes finale të Champions League ku ai ndodhej me Interin, ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur për pak ditë në Durrës gjatë javës së shkuar dhe nga sot u rikthyen në rutinën e tyre stërvitore në Shtëpinë e Futbollit për të përgatitur ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Një seancë stërvitore sigurish e mbyllur me vetëm pak minuta hapësirë për mediat në pjesën e nxehjes së lojtarëve, ndërkohë që gjithçka më pas Sylvinho e ka kryer në fshehtësi të plotë. Bëhet fjalë për ndeshjen më të rëndësishme ndaj kundërshtarit direkt të Shqipërisë dhe ky fakt ka bërë thuajse të pamundur pajisjen e mbi 200.000 kërkesave për bileta.